Paguaj online, “shpëto” nga detyrimet tatimore!
Tatimpaguesit në Greqi do të duhet të rrisin numrin e transaksioneve që kryejnë me anë të kartave të kreditit/debitit ose përmes e-banking në vitin 2019, në mënyrë që disa nga të ardhurat e tyre vjetore të përjashtohen nga taksat. Kjo do të ndodhë pasi Ministria e Financave po planifikon të rrisë kërkesën minimale deri në 50 për qind apo edhe më shumë. Sipas Ekathimerini, në bazë të informacioneve të disponueshme, shuma minimale e transaksioneve online të kërkuar, do të rritet nga 10-20 për qind të ardhurave vjetore (në varësi të nivelit të secilës të ardhur) në 15-25 për qind.
Zyrtarët e ministrisë thonë se kërkesat ekzistuese janë veçanërisht të ulëta dhe nuk korrespondojnë me transaksionet e zbatuara. Burimet, megjithatë, nuk përjashtojnë se kërkesa e transaksioneve në internet mund të rritet mes 20 dhe 30 për qind të ardhurave vjetore, megjithëse kjo do të vendoset pas ekzaminimit të deklaratave tatimore për të ardhurat e vitit 2017.
Një tatimpagues me një të ardhur vjetore prej 20,000 euro duhet të bëjë transaksione elektronike prej vetëm 2,500 euro në vit në mënyrë që të sigurojë një përjashtim tatimor. Nëse kërkesa rritet, kjo do të arrijë në 3,500 euro. Për tatimpaguesit që fitojnë 40,000 euro në vit, përjashtimi kërkon transaksione online prej 6,000 euro dhe kjo mund të rritet deri në 8,000 euro.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.