Produktet dhe shërbimet kozmetike – Vietnami renditet vendi më i lirë, Europa më e shtrenjta

Vietnami renditet si destinacioni më i lirë në botë për produktet dhe shërbimet kozmetike, ndërkohë që një rimodelim i hundës kushton poshtë 1 mijë dollarëve ndërsa një trajtim manikyr-pedikyr, në 7 dollarë.
Vendi mbizotëron në indeksin “Beauty Price”, që është përgatitur nga platforma elektronike Linio në Amerikën Latine.
Indeksi rendit 50 vende nga kostot mesatare me pakicë të 16 shërbimeve, produkteve dhe procedurave kozmetike të kësaj industrie. Çmimet janë konvertuar në dollar me kursin e këmbimit të muajit Maj 2017.
India, Afrika e Jugut, Tajlanda dhe Egjpti renditen si 5 vendet më të lira të këtij tregu. Vietnami ka zënë vendin e parë, pavarësisht rritjes së çmimeve me pakicë krahasuar me vitin 2016.
Venezuela, ku trazirat poilitike kanë sjellë rritje gjigante të çmimeve, renditet si vendi më i shtrenjtë në indeks, ndjekur nga Zvicra, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda.
Në Norvegji, një prerje flokësh për gratë kushton 100 dollarë, ndërsa për burrat, në 37.5 dollarë mesatarisht.
Vendet europiane qëndrojnë territori i shpenzuesve të mëdhenj për produktet dhe shërbimet kozmetike.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.