Samiti siguron 2.4 mld USD për COVAX / Shumë vende dhurojnë para’ dhe vaksina për vendet e varfëra
Dhjetëra vende kanë premtuar këtë javë mbi 2.4 miliardë dollarë ndaj programin COVAX që zgjeron disponueshmërinë e vaksinave të Covid ndaj vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, që kanë mungesa deri më tani. Këto lajmërime, që variojnë nga 2,500 dollarë nga ishulli Mauritus e deri në milionë dollarë dhe doza nga vende më të mëdha e të pasura, erdhën gjatë një video-samiti, të drejtuar nga Japonia dhe aleanca e vaksinës GAVI, që drejton COVAX, së bashku me Organizatën Botërore të Tregtisë. Kryetari i GAVI, Jose Manuel Barroso, tha se këto shprehje të solidaritetit do mundësojnë një botë të mbrojtur nga virusi.
Mekanizmi COVAX, që ka shpërndarë 77 milionë doza në 127 vende që prej muajit Shkurt, synon të përshpejtojë aksesin ndaj 1.8 miliardë dozave për vendet e varfëra këtë vit. Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha se nuk është ende vonë për t’u kthyer, duke shtuar se vendet e pasura mund të financojnë COVAX. Australia, Kanadaja, Suedia, Austra, Zvicra dhe Luksemburgu ishin ndër vendet që lajmëruan dhurimet. Zv/presidentja e SHBA, Kamala Harris, përmendi kontributin prej 2 miliardë dollarë të SHBA këtë vit dhe 2 miliardë dollarë të premtuara për vitin e ardhshëm për COVAX, por nuk bëri ndonjë lajmërim shtesë. Drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në event, përsëriti shqetësimin se vendet perëndimore kanë vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë, ndërsa punonjësit e shëndetësisë në vende si Afrika janë të pambrojtur. Sipas tij, nga 1.8 miliardë vaksina të administruara në botë, vetëm 0.4% janë injektuar në vendet me të ardhura të ulëta.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.