Shqetësimet e bankierëve qendrorë / UBS: Inflacioni, Covid-19 dhe nivelet e larta të borxhit qeveritar

Inflacioni është një nga shqetësimet kryesore të bankave qendrore, së bashku me dështimin e dhënies fund të krizës së Covid me rritjen e niveleve të borxhit, sipas një sondazhi të bankës zvicerane UBS. Shqetësimi mbi inflacionin dhe rritja e pakontrolluar e yield-eve afat-gjatë është ngritur nga 57% e të anketuarve në raportin e këtij viti të bankës, si rreziku kryesor ndaj ekonomisë botërore. Dështimi për të përfunduar pandeminë është përmendur si shqetësim nga 79% e të anketuarve, me 71% që kanë theksuar nivelet e larta të borxhit qeveritar. Duke reflektuar irritimin mbi Covid-19, gjysma e pjesëmarrësve mendojnë se virusi do përfundojë pas vitit 2022. Manaxhuesit e Rezervave nga rreth 30 banka qendrore në botë, kanë marrë pjesë në sondazhin e zhvilluar nga Prilli në Qershor. “Inflacioni është përsëri shqetësimi kryesor i bankierëve qendrorë”- tha Massimiliano Castelli, kreu i strategjisë dhe këshillave i UBS. Tek rreziqet e lidhura specifikisht me investimet në rezervat e këmbimit valutor, shqetësimi kryesor, i përmendur nga 86% e të anketuarve, qëndrojnë yieldet e ulëta apo negative. Mbi 2/3 e pjesëmarrësve presin që Rezerva Federale në SHBA të rrisë normën bazë të interesit në vitin 2023, ndërsa 30% presin që Fed ta bëjë në vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, të anketuarit presin një cikël më të vonë të tkurrjes nga Banka Qendrore Europaine, me vetë m33% që presin rritjen e parë të interesave në vitin 2023, 41% në 2024- dhe vetëm 26% sipër atij viti.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.