Si Koreja e Veriut përdor teknologjinë për t’i mbajtur qytetarët e saj të izoluar nga bota e jashtme

Koreja e Veriut është quajtur mbretëria e hermitit, një diktaturë e mbyllur hermetikisht, ku është e vështirë për njerëzit dhe informacionet që të lëvizin brenda ose jashtë.
Një raport i ri nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut detajon mënyrën në të cilën udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un përdor gjithashtu teknologjinë për të kundërshtuar fluksin e informacionit.
Masat variojnë nga dënimet me vdekje dhe burgimi për të parë media të ndaluara, deri në mbylljen e rrjetit celular të vendit për turistët e huaj që vizitojnë vendin. Ja metodat e kontrollimit të vendit nga Kim Jong Un sipas raportit.
Koreja e Veriut kontrollon rreptësisht internetin
Koreja e Veriut nuk është plotësisht e shkëputur nga interneti, por ajo kontrollohet fort në nivelin e rrjetit dhe historikisht nuk ka qenë e hapur për popullatën e përgjithshme. “E gjithë infrastruktura është e drejtuar nga shteti dhe shërbimet e sigurisë janë integruar shumë në drejtimin e rrjetit telekomunikues” është shprehur gazetari Martyn Williams në raport.
Koreja e Veriut importon telefona të lirë kinezë Android, pastaj modifikon programin për të spiunuar njerëzit
Koreja e Veriut nuk është plotësisht e shkëputur nga risitë e përditshme si të dhënat e lëvizshme ose telefonat inteligjentë. Qytetarët mund të blejnë telefona inteligjentë që janë prodhuar në Kinë, por janë shpërndarë nën emër të Koresë së Veriut. Telefonat duken shumë si telefonat Android të lirë që mund të blini në çdo dyqan, por këto vijnë të modifikuar me program spiunimi dhe softuer të përshtatur nga shteti.
Nëse hapni një skedar të mediave të huaja në një pajisje të Koresë së Veriut, regjimi do të dijë për të
Sipas raportit, inxhinierët e Koresë së Veriut krijuan një softuer të skedarëve që në thelb etiketon dhe monitoron çdo skedar mediatik që hapet në një pajisje, qoftë ky një PC apo celular. Programi zbulon çdo pajisje që po shikon një media të huaj edhe nëse ata po e shpërndajnë me të tjerët.
Shteti funksionon një rrjet telekomunikacioni ‘të ndarë’, ku vendasit nuk mund të telefonojnë askënd jashtë vendit
Koreja e Veriut ka një sistem telekomunikacioni dhe versioni aktual është një ndërmarrje e përbashkët me një firmë egjiptiane të quajtur Orascom. Rrjeti është i ndarë në dy gjysma, sipas raportit të Williams, që do të thotë se turistët e Koresë së Veriut dhe qytetarët e huaj mund të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë tekste brenda vendit – por asnjëra nuk mund të komunikojë me tjetrin.
Mund të marrësh dënim me vdekje nëse shikon video adulte
Williams foli me një numër të mbrojtësve të Koresë së Veriut, njerëz që ikën nga regjimi në Kinë, Japoni, ose Korenë e Jugut. Ata njoftuan se regjimi do t’i dënojë njerëzit me vdekje nëse shohin përmbajtje të huaj, veçanërisht për çdo gjë aq të paligjshme sa pornografia, ose ndonjë gjë që kritikon familjen Kim.
Të gjitha radiot e shitura në Korenë e Veriut janë të fiksuara në frekuencat e qeverisë
Koreano-veriorët që blejnë një radio përmes kanaleve zyrtare do ta gjejnë pajisjen të kyçur vetëm në frekuencat e miratuara nga qeveria. Dëgjimi i radios së huaj, apo shikimi i TV të huaj, është i paligjshëm dhe qeveria rregullisht kryen bastisje për t’u siguruar që njerëzit nuk po konsumojnë asgjë subversive.
Rrjetet WiFi janë të ndaluara
Për një kohë, sipas raportit të Williams, ambasadat e huaja në kryeqytetin Pyongyang zhvilluan rrjete të hapura WiFi. Qytetarët me ndërmarrje inteligjente kanë shfrytëzuar këtë formë interneti pa u kapur, derisa shteti i ndaloi rrjetet e hapura.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.