TAP – 50% e rrugës në Shqipëri dhe Greqi rikthehet në gjendjen normale

Deri në 50 për qind e rrugës së gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Greqi dhe Shqipëri është kthyer në gjendjen normale.
Sipas ‘Trend News Agency’, kjo është bërë e ditur nëpërmjet një mesazhi të konosorciumit TAP AG.
“Një tjetër arritje është përfunduar: 50 për qind e rrugës TAP në Greqi dhe Shqipëri (më shumë se 380 nga 756 kilometra) janë restauruar duke u kthyer në gjendjen origjinale ose edhe më mirë”, thuhet në mesazh.
Gazsjellësi TAP me vlerë 4.5 miliardë euro është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.