Tatuazhet-Ministria e Shëndetësisë heq 9 substanca nga tregu: “Janë kancerogjene!”

Ministria Italiane e Shëndetësisë ka publikuar në faqen zyrtare masat e marra lidhur me tatuazhet. Nëntë pigmente me ngjyra do të hiqen nga tregu sepse përmbajnë substanca kancerogjene ose që provokojnë alergji.
Substancat e gjetura në pigmente variojnë nga amina aromatike deri te hidrokarburet aromatike. Njoftimet u botuan midis 21 dhe 26 marsit. Bojërat janë tërhequr sepse nuk përputhen me direktivën europiane të vitit 2008 që rregullon sektorin.
Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar Italian i Shëndetësisë në Itali, pothuajse shtatë milionë njerëz kanë të paktën një tatuazh ( 13% të popullsisë ).
76.1% të tatuazheve janë bërë në një qendër të specializuar për tatuazhe, 9.1% në qendra estetike, por 13.4% në qendra të paautorizuara. Sipas studimit, një pjesë e të anketuarve kanë pranuar se kanë pasur efekte anësore.
Burimi: Il Messaggero
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.