Teste të shpejta falas për popullsinë – Greqia nis fushatën masive të zbulimit të virusit në vend
Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) do të kryejë teste të shpejta falas për zbulimin e koronavirusit të ri në qytetin port të Pireut këtë javë, si dhe në pjesë të tjera të vendit.
Në Pire, njësitë lëvizëse nga EODY do të parkohen para Teatrit Komunal çdo ditë deri të Premten, nga ora 10 e mëngjesit deri në 3 të pasdites.
Qytetarët që dëshirojnë të bëjnë një test do të duhet të dërgojnë SMS në linjën telefonike 13033, duke kërkuar leje për të lënë shtëpinë e tyre, me numrin 1, i cili është për qëllime mjekësore.
Ata gjithashtu do të duhet të kenë kartën e tyre të identifikimit ose pasaportën, si dhe numrin e tyre të sigurimit shoqëror AMKA.
Testet falas do të kryhen sot në Sparta, Karditsa dhe pjesë të Selanikut, midis zonave të tjera. (ekathimerini)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.