Tkurren bursat europiane – Investitorët i tremben recesionit të ekonomive më të mëdha

Bursat europiane u regjistruan në rënie gjatë orëve të para të sesionit të së Mërkurës, duke marrë shtysë nga rënia e aksioneve në sektorin teknologjik. Kjo performancë negative e tregjeve të aksioneve në kontinentin e vjetër merr shtysë nga frika për një recesion të mundshëm të ekonomive kryesore të kontinentit të vjetër.
Shifrat e publikuara vetëm një ditë më parë tregonin se ekonomia gjermane është në kontraktim dhe në prag të recesionit. Por edhe frika për ekonomitë më të mëdha te globit, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kina, ka pasur ndikim të madh në këtë performancë. Kështu, kthesa e madhe e yiedit të bonove qeveritare amerikane ka bërë që shqetësimi i investitorëve për rritjen ekonomike të përshkallëzohet, në një kohë që lufta tregtare me Kinën po bëhet gati dy vite që peshon mbi ekonominë globale.
Indeksi paneuropian Stoxx 600 u regjistrua në rënie prej 0.47% në orët e para të sesionit të së Mërkurës, me indeksin DAX të Gjermaninë ndër performuesit më të dobët.
Roel Korkuti/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.