Toshiba “fundoset” nga S&P – Paralajmëron zhvlerësim, aksionet bien me 9%

Standard and Poor`s në një raport të fundit thekson se, mund të ulë vlerësimin e Toshibas.
Mjaftoi ky paralajmërim që, aksionet e kompanisë të binin me 9% në sesionin tregtar të së Premtes. Zhvlerësimi do të vijë në rast se, kompania do të marrë mbështetje financiare nga bankat, përfshirë ristrukturim të borxhit.
Agjencia e vlerësimit aktualisht e vlerëson borxhin e kompanisë në CCC+.
Por, çdo zhvlerësim i mëtejshëm pas atyre të Dhjetorit dhe Janarit, do të thotë se kostot e kompanisë për huamarrjen do të jenë më të larta, në një kohë që kompania ende nuk e ka marrë veten nga skandali financiar i vitit 2015.
“Në rast se mbështetja financiare ndaj kompanisë përfshin ndryshim të kritereve të huamarrjes, ne do ta vlerësonim si faliment”, thotë Standard and Poor`s.
“Në këtë rast, ne do ta zhvlerësonim borxhin me disa nyje”, vijon agjencia. Paralajmërimi i agjencisë prestigjioze të vlerësimit vjen gjithashtu në një kohë që, kompania japoneze është në negociata për të shitur disa njësi të biznesit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.