Vuçiç: “Prishtina do të tërheqë taksat, por ne kemi paguar çmim të lartë”
Prishtina do të tërheqë taksat mbi mallrat nga Serbia herët a vonë, tha presidenti Aleksandar Vuçiç, por gjithashtu theksoi se kjo i ka kushtuar shumë Serbisë.
I pyetur nga gazetarët në Davos për të komentuar për Avni Arifin, kreun e kabinetit të Ramush Haradinajt, i cila ka deklaruar se qeveria në Prishtinë mund të pezullojë përkohësisht taksat (në pritje të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Beogradin), Vuçiç vuri në dukje në një deklaratë për RTS se kjo do të ndodhte herët apo vonë, shkruan “B92”.
“Nëse ata do të shfuqizojnë, pezullojnë ose gjejnë ndonjë mënyrë tjetër, nuk më intereson. Ata kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë sjellë tensione të jashtëzakonshme. Unë kamë thënë se ky revokim do të ndodhë dhe ka për të ndodhur. Megjithatë, ne kemi paguar një çmim të lartë,” tha Vuçiq.
Megjithatë, thuhet dhe askush nuk do ta kompensojë këtë, as Prishtina as BE, e askush tjetër.
Të mërkurën Vuçiç është takuar në Davos me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për Kosovën dhe Metohinë, si dhe integrimin evropian të Serbisë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.