Largohet nga detyra drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi
Largohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi.
Mësohet se largimi i tij nga detyra ka ardhur me motivacionin e përfshirjes së tij në fushatën zgjedhore, ndërkohë që ai e ka cilësuar si të paligjshëm këtë veprim.
Sipas Lazimit, nuk ka një shkresë zyrtare që fakton shkarkimin e tij. Pas publikimit të lajmit ai ka vendosur të reagojë duke thënë:
“1. Sapo u njoftova nga mediat per nje lajm te cuditshem per lirimin tim nga pozicioni i Dr. Pergjithshem te Postes Shqiptare.
2. Shkarkimi im i paligjshem dhe vetem per arsye politike. Shkarkimi im hakmarrje politike.
3. Nuk ka asnje prove ligjore per kete akuze.
4. Eshte nje akt deshperimi.
5. Asnje presion nuk eshte bere ndaj asnje punonjesi postes shqiptare.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.