Berisha nderohet nga EA Sports – i vetmi në Azi
Besart Berisha, sulmuesi kosovar që ka arritur 100 gola në Ligën A të Australisë, I është bashkuar disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror – përfshirë yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo e Zlatan Ibrahimovicit të Manchester United – pasi është shpërblyer nga EA SPORTS – gjiganti i lojërave kompjuterike.
Berisha është shpërblyer me mburojën e purpurt të heroit pas një karriere prej ylli në Australi.
Lojtari i përfaqësues së Kosova është i pari lojtar nga liga e Australisë, apo ndonjë ligë tjetër aziatike që i është bërë një nderë i tillë.
Tek mburoja që i është dhënë si shpërblim Berishës shihet edhe flamuri i Kosovës, njofton Klan Kosova.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.