Çdo të ndodhë pas programit të shpëtimit – Banka e Greqisë kërkon qartësi nga kreditorët e huaj

Banka e Greqisë përmes një raporti mbi politikën monetare tha se kreditorët e huaj duhet të specifikojnë nëse vendi do të përfitojë, pasi plani i shpëtimit pritet të përfundojë në gushtin e ardhshëm.
Greqia është mbështetur me ndihma financiare nga huadhënësit ndërkombëtarë që nga viti 2010, por tha se donte të dilte nga programi kur paketa e ndihmës po mbaron. Në këtë mënyrë, vendit i duhet të tërheqë financime përmes tregjeve ndërkombëtare.
Banka Qendrore e Greqisë tha se një “kuadër i sigurt për mbështetje” do të vazhdonte të rriste besimin e investitorëve dhe të ulte kostot e huamarrjes, duke ndihmuar ekonominë të kthehej në rritje pasi humbën rreth një të tretën e vlerës së saj gjatë shtatë viteve të fundit.
“Me qëllim të konsolidimit të besimit në një periudhë afatmesme, është po aq e rëndësishme të sqarohet formati që do të marrë mbështetja post-programore e ekonomisë greke”, tha Banka e Greqisë në raport.
Përpunimi do të ndihmojë bankat nëse vlerësimi i kredisë së vendit nuk përmirësohet deri në fund të programit.
Bonot greke akoma pranohen si kolateral nga Banka Qendrore Evropiane dhe do të përfshihen në programin për lehtësimin sasior të BQE, nëse kjo do të ndodhë gjatë periudhës së planifikuar të vlefshmërisë ose gjatë periudhës së riinvestimit.
Ndërkohë, sipas Bankës qendrore të Greqisë, është “jashtëzakonisht urgjente” që Greqia të vazhdojë zbatimin e reformave të dakorduara në planin e shpëtimit për të përshpejtuar privatizimin dhe për t’u përgatitur për përfundimin në kohë të shqyrtimit të fundit të kredisë së shpëtimit të saj vitin e ardhshëm.
Banka qendrore shton se fokusi i politikës së saj ekonomike duhet të jetë për të kapërcyer problemin e kredive me probleme bankare, për të hequr kufizimet e investimeve dhe për të kapërcyer borxhin e tepërt publik.
“Këto veprime do të lehtësojnë kthimin në normalitetin financiar, heqjen e plotë të kontrollit të kapitalit dhe rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë pas tetë viteve të sakrificës”, thuhej më tej në raport..
Banka ka konfirmuar edhe parashikimin e rritjes së saj për këtë vit, ku pritet që ekonomia të zgjerohet nga 1.6% në vitin 2017, me 2.4% në 2018 dhe 2.5% në 2019.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.