De Biasi shpall listën e lojtarëve të grumbulluar – Shumë “italianë” përballë Italisë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Giovanni De Biasi ka prezantuar sot listën e 23 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet me Italinë dhe Bosnjen, më 24 dhe 28 mars.
Mungesa e Mavraj, shkak dëmtimi dhe Gjimshitit, karton i kuq, duket se i ka dhënë një mundësi mbrojtësit të Kukësit Albi Alla. Shkon në katër kështu numri i lojtarëve të grumbulluar që luajnë në Shqipëri, së bashku me portierët Hoxha dhe Shehi, si dhe mesfushorit Latifi të Skënderbeut.
Gjithsesi, numri i lojtarëve që luajnë në kampionate të huaja vazhdon të jetë i lartë, çka pritej nga rëndësia që sfida me Italinë ka për kualifikimin në Botëror. Numri pritet të jetë edhe më i ulët i lojtarëve të Superligës në fushë, pasi vendi i titullarit, të paktën në sfidën me të kaltrit duket i sigurt vetëm për Alban Hoxhën.
Italia është shteti ku aktivizohen më së shumti lojtarët e kombëtares, me 6 futbollistë, ndjekur nga Zvicra (4) dhe Gjermania (3).
Itali | 6 |
Zvicër | 4 |
Shqipëri | 4 |
Gjermani | 3 |
Rumani | 1 |
Azerbajxhan | 1 |
Greqi | 1 |
Turqi | 1 |
Kroaci | 1 |
Rusi | 1 |
Sa i përket përballjes me atdheun e tij tekniku i kombëtares u shpreh se do të ishte i lumtur nëse do të arrinjë të mposhtë Italinë.
“Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij kombi. Do të jem shumë i lumtur nëse fitojmë me Italinë, edhe pse jam italian. Kam ardhur këtu për të punuar seriozisht duke e bërë këtë punë me zemër dhe ne kemi arritur të bëjmë diçka të jashtëzakonshme”, tha De Biasi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.