Depozitat në bankat greke – Në rënie edhe për shkurtin, u ulën me 789 mld euro
Depozitat bankare në sektorin privat në Greqi kanë rënë gjatë muajit shkurt, për të dytin muaj radhazi, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore.
Banka e Greqisë deklaroi se depozitat e bizneseve dhe ato të individëve u ulën në 132,18 miliardë euro, nga 132.93 miliardë në muajin janar.
“Në shkurt, depozitat e sektorit privat u ulën me 789 miliardë euro, krahasuar me një rënie prej 1547 miliardë në muajin paraardhës dhe norma vjetore e rritjes ishte 5.5 në 6.2 për qind në muajin e kaluar”, thuhet në raportin e Bankës së Greqisë.
Athina doli nga programi i fundit i ndihmës në gusht të vitit të kaluar dhe tashmë po mbështetet në tregjet e bonove për të rifinancuar borxhin e saj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.