Forum biznesi për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Meksikës
Nesër në Shkup do të mbahet forumi i biznesit Maqedoni-Meksikë. Ky forum ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Meksikës, dhe organizohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Meksikës në Serbi, Këshillin meksikan për Tregti të Jashtme, Investime e Teknologji, si dhe Agjencinë për Promovim të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Investimeve.
“Qëllimi i këtij forumi është që kompanitë e Maqedonisë dhe institucionet të njihen me mundësitë për bashkëpunim me Meksikën në shkëmbimet tregtare. Ky forum do t’u mundësojë pronarëve të kompanive në Maqedoni t’i forcojnë relacionet ekonomike, por edhe të vendosin themele për bashkëpunim më të lartë mes dy vendeve” shkruajnë mediat në Maqedoni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.