Greqi – Turizmi, i vetmi magnet për investime

Investimet në Greqi vazhdojnë të mbeten pas, me përjashtim të atyre që synojnë turizmin, i cili vazhdon të lulëzojë në vendin e goditur nga kriza.
Sipas, buletinit financiar javor të Alpha Bank, rritja vjetore prej 1.1 për qind e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit ishte kryesisht falë rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe në grumbullimin e produkteve. Ai vuri në dukje se përkundër përmirësimit të ndjeshëm të klimës së biznesit, kontributi i shpenzimeve të investimeve në produktin e brendshëm bruto arriti në vetëm 0.3 për qind.
Sidoqoftë, në sektorin e turizmit dhe hoteleve, planet e investimeve për vitet e ardhshme vlerësohen të arrijnë ose tejkalojnë 8 miliardë euro. Vetëm në vitin 2016, janë investuar fonde me vlerë 3.2 miliardë në këtë sektor, ndërsa projektet e tjera prej 4 miliardë euro u paraqitën për miratim tek autoritetet kompetente.
Këto projekte shkojnë për përmirësimin dhe ndërtimin e njësive të reja të hoteleve në zhvillimin e komplekseve të turizmit që kombinojnë hotele, fusha golfi etj.
Rritja e qëndrueshme e turizmit në vitet e fundit, kombinuar me rivendosjen e stabilitetit financiar, kanë çuar në rinisjen e projekteve të turizmit që datojnë nga dekada e kaluar, ndërsa po tërhiqen gjithashtu edhe investitorët e rinj.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.