Koronavirusi dhe puna në distancë – Bizneset po gjejnë zgjidhje nëpërmjet video konferencave dhe aktiviteve tjera online – SCAN MAGAZINE
Duke qenë se interneti është tepër i domosdoshëm sidomos në ditët e koronavirusit një rritje e madhe e përdoruesve është parë në rank global duke arritur 50% dhe 70% më shumë, sipas statistikave paraprake.
Ajo që duket qartë është se nuk dihet se edhe sa do të vazhdojë kjo situatë. Por ndikimi që teknologjia ka pasur gjatë kësaj kohe me gjithë format e saj, me punën nga distanca është një eksperiencë që do të sjellë ndryshim në stilin e jetesës në gjithë botën.
Duke qenë se koronavirusi ka prekur pjesën më të madhe të vendeve të botës efektet e saj kanë pasur një ndikim tepër të madh në mënyrën e jetesës së njerëzve pasi janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe mund të dalin vetëm për të plotsuar nevojat e rëndësishme që kanë. Por çfarë ka ndodhur këto kohë me mënyrën e jetesës së re që njerëzve ju është dashur të adoptohen?
Duke qenë se interneti është tepër i domosdoshëm sidomos në ditët e koronavirusit një rritje e madhe e përdoruesve është parë në rank global duke arritur 50% dhe 70% më shumë, sipas statistikave paraprake. Sipas kompanisë kërkimore SuperData, fitimi i lojrave dixhitale arriti në 9.4 miliardë dollarë në janar të këtij viti, duke parë një fluks përdoruesish. Bashkimi Europian gjithashtu ju ka bërë apel platformave trasmetuese si Facebook, Youtube dhe Netflix të ulin cilësinë e trasmetimit pasi tregu i brendshëm në Europë mbulon më shumë se 450 milion banorë dhe ulja e cilësisë do të mundësonte qasje në internet me kushte optimale për të gjithë. Gjithashtu thirrje u është bërë edhe programeve të cilat mundësojnë thirrje më zë dhe video pasi janë më të përdorurat gjatë këtyre kohëve për shkak të punës apo studimeve të ndjekura në distancë. Gjithashtu kompanitë telefonike kanë raportuar një rritje të madhe të trafikut duke u detyruar të lëshojnë thirrje paraprake para se interneti të fillojë mosfunksionimin. Shumë kompani i janë përgjigjur thirrjes së BE-së duke respektuar vendimin i cili do të mundësojë internet për të gjithë.
Një formë e re por e praktikuar më parë është edhe puna nga shtëpia apo distanca. Nisur nga kjo shumë biznese por edhe televizione, kanë gjetur zgjidhje nëpërmjet video konferencave, të cilat bëjnë të mundur krijimin e komunikimit në distancë. Nën karantinë, rolit i drejtuesit bëhet edhe më i vështirë, për shkak se do ju duhet të rivendosin oraret për kryerjen e punës, koordinimin e punonjësve si dhe të tolerojnë gabime për shkak të kushteve të pazakonta dhe nën presion që ndodhet ekipi i tyre. Por është gjithashtu një mundësi e mirë pasi jo të gjithë mund të punojnë nga distanca në kohën ku shumë qytetarë po humbasin edhe vendet e tyre të punës pasi lloji i punës që ata kanë bërë nuk ju ofron këtë mundësi.
Sidoqoftë, për shumë ndërmarrje dhe organizata më të vogla, situata ka të ngjarë të jetë shumë e ndryshme. Puna në distancë është ndoshta e kufizuar në disa, dhe realisht kryesisht për postë elektronike dhe sisteme të tjera jo-operative. Sektori i arsimit është një rast i mirë në pikëpyetje: universitetet kanë siguruar mësim në distancë si një veçori për disa kohë, ndërsa shkollat e mesme dhe të tjerët janë kryesisht të varura nga stafi dhe nxënësit që janë në vend për të mësuar. Operacionet dhe ekipet e administratës së shkollës gjithashtu duhet të merren parasysh, pasi ata nuk kanë gjasa të jenë punëtorë të lëvizshëm dhe mund të përdorin pajisje kompjuterike dhe jo laptop.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri ku kompani të ndryshme janë detyruar të përshtaten me situatën, profesionistë të ndryshëm janë duke punuar nga shtëpia si në çdo vend tjetër duke gjetur zgjidhje dhe mbështetje te teknologjia dhe interneti pasi nëpërmjet aplikacioneve apo rrjeteve të caktuara po kryhet një punë funksionale në kushte jo normale. Diçka tjetër që vihet re është edhe përshtatja që po bëjnë disa biznese duke ofruar shërbimet e tyre online dhe duke amortizuar gjithashtu edhe impaktin në punësim. Biznese të ndryshme po mundohen gjithashtu të shesin shërbimet apo produktet e tyre online ku mund të përmendim një nga shërbimet më të përdorura siç është edhe dërgesa e produkteve në shtëpi, supermarkete apo dyqane të ndryshme tashmë kanë punësuar njerëz apo kanë krijuar partnerë në fushën e shërbimeve dhe dërgesave dhe vazhdojnë normalisht funksionimin e punës së tyre.
Teknologjia gjithashtu po bënë një punë të mirë në anën shkencore dhe po ndihmon me gjetjen e disa zgjidhjeve të problemeve që ka shkaktuar koronavirusi. Një ‘super-kompjuter’ i ndërtuar dhe mendohet se është më i shpejti në botë i etiketuar me emrin Summit ka bërë më mijëra testime për të analizuar se cilat janë medikamentet të cilat mund të ndalojnë në mënyrë efektive virusin nga infektimi i qelizave pritëse. Nga këto testime,kompjuteri ka arritur të identifikojë 77 prej tyre, si një hap premtues drejt krijimit të një trajtimi më efektiv. Gjithashtu Inteligjenca artificiale po punon në këtë fushë, ku është zhvilluar një sistem ‘FluSense’ që mund të gjurmojë kollën në turma të mëdha, të mbledhë dhe analizojë këto të dhëna për të monitoruar përhapjen e infeksionit dhe të parashikojë zhvillimin e saj të mëtejshëm. FluSense përfshin një varg mikrofonesh dhe një aparat fotografik infra të kuqe, sinjalet nga të cilat përpunohen nga një mikrokompjuter i bazuar në platformën Raspberry Pi. Pastaj ato transferohen në një modul të veçantë, në të cilin është vendosur një rrjet nervor, i trajnuar për të njohur tingujt e kollitjes dhe i ndërlidh ato me numrin e njerëzve të pranishëm. Ndërsa e veçanta e këtij sistemi të krijuar se kushdo mund të kontribuojnë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë duke lidhur një pajisje komjuterike që ka në mënyrë që studimet lidhur me koronavirusin të kenë një zgjidhje sa më të shpejtë.
Ajo që duket qartë është se nuk dihet se edhe sa do të vazhdojë kjo situatë por ndikimi që teknologjia ka pasur gjatë kësaj kohe me gjithë format e saj së bashku me punën nga distanca është një eksperiencë ku ekspertët parashikojnë që do të sjell një ndryshim në stilin e jetesës në gjithë botën edhe pas përfundimit të kësaj epidemie. Përshtatja ka nisur dhe sigurimi i kushteve të duhura do të bëjë që një pjesë e madhe të punëve të kryhen nga shtëpia pa pasur nevojë për një zyrë apo hapësirë pune të përbashkët.
Nebi Xhomaqi / SCAN Magazine
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.