Maqedonia refuzon sugjerimet për emrin: “FYROM ngjan si ‘Klingon’ nga seriali Star Trek”

Maqedonia zyrtare ka refuzuar edhe një herë çdo lidhje me akronomin e propozuar të fjalës “Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë”, FYROM.
“Kur thua FYROM, ka po aq referencë në vendim tim sa fjala “Klingon” nga seriali televiziv Star Trek”, u shpreh ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
Megjithë krahasimin me diçka nga një botë tjetër, ministi maqedonas dha arsye të besohet se një tjetër formë kompromisi është e mundur me Greqinë.
“Unë besoj vërtet se nuk mund ta zgjidhim këtë çështje nëse një nga dy palët do të ‘mposhtet’ në thonjëza”, tha Dimistrov përkrah shefes së politikave të jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisionerit për zgjerimin Johannes Hahn.
“Duhet të gjejmë një mënyrë ku të dy vendet të ecin përpara me kokën lart. Mendoj se kjo është e mundur. Duhet të hedhim hapat e duhur me kujdes dhe në kohën e duhur”.
Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev sugjeroi muajin e kaluar në Bruksel se vendi do t’i Bashkohej NATO-s dhe BE nën një emër të përkohshëm, në mënyrë të t’i jepej fundë zënkës.
Problemi i emrit u vu në dukje pas marrjes së pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1990, si pasojë e rënies së Jugosllavisë. Greqia ngul këmbë se e drejta historike për termin i takon atyre, pasi zemra e mbretërisë së lashtë të Aleksandrit të Madh gjendet në provincën e saj veriore, të quajtur Maqedoni.
Greqia ka vendosur veton mbi përpjekjet e Shkupit për t’iu bashkuar NATO-s që nga viti 2008.
Maqedonia ka edhe një tjetër problem të ngjashëm me Bullgarinë, ku kjo e fundit e konsideron gjuhën maqedonase thjesht një dialekt të asaj bullgare, të serbizuar artificialisht gjatë përiudhës Jugosllave.
Megjithatë, në fund të vizitës së Zaev në Sofje më 20 Qershor, palët shpallën se Bullgaria dhe Maqedonia do të nënshkruajnë së shpejti një traktat dy palësh, duke hequr disa nga pengesat për integrimin e Maqedonisë në institucionet e NATO dhe BE.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.