Rritet inflacioni në Greqi në 1.1% gjatë Nëntorit, sinjal i mirë për ekonominë
Norma e inflacionit në Greqi u rrit ndjeshëm gjatë muajit nëntor, tregojnë të dhënat e fundit të institutit helen të statistikave. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se, gjatë muajit të kaluar, inflacioni u ngjit në 1.1%, nga 0.5% që ishte muajin paraardhës.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se, edhe norma bazë e inflacionit u ngjit në 1.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga 0.7% të muajit paraardhës.
Ecuria e çmimeve të konsumit gjatë muajit të parafundit të vitit ka marrë kështu shtysë kryesisht nga pijet alkoolike, duhani, hotelet dhe restorantet, tregojnë të dhënat.
Inflacioni në Greqi ka qenë një ndër pengesat kryesore të rimëkëmbjes ekonomike, vendi ka vuajtur deflacionin që prej Marsit të vitit 2013, si pasojë e shkurtimit të pagave dhe pensioneve, që nxitën një ulje të ndjeshme të konsumit.
Vetëm së fundmi i`a ka dalë që të largohet nga ajo spirale e rrezikshme. Deflacioni preku rekordin e 2.9% në Nëntor të 2013-ës, dhe çmimet u ngjitën sërish në territor pozitiv vetëm në Qershor të vitit të kaluar.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.