Si paraqitet koronavirus tek vendet fqinje / Asnjë vdekje dhe pak të infektuar, kryesisht rastet kanë qenë të importuara

Me ardhjen e koronavirus në Shqipëri, është mirë të kthejmë sytë nga ecuria e virusit në vendet fqinje, për t’u njohur me rezultatet e mundshme qe mund të japë infektimi dhe në vendin tonë.
Kosova nuk ka enden asnjë rast të kapur. Megjithatë, qeveria atje ka marrë masa, duke përfshirë anulimet e fluturimeve me Italinë.
Serbia ka konfirmuar rastin e saj të parë, dhe të vetëm të një individi të prekur nga koronavirusi më 6 mars. I prekuri është një 43-vjeçar i cili ka udhëtuar shpesh në Hungari. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka pranuar vullnetarisht të vet-izolohet në shtëpi, e më pas të futet në karantinë për t’u trajtuar më mirë nga ekspertët.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka zyrtarizuar 3 raste me koronavirus; pacienti zero ka qenë një grua që ka ardhur nga Italia në rrugë tokësore nëpërmjet një fugoni. Megjithatë ende nuk raportohet që të prekurit të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe as që ka pasur tejçim komunitar. Rastet janë të importuara.
Shteti i Bosnjës ka raportuar 3 persona të prekur; pacienti zero është një mashkull që udhëtonte nga Italia, i cili virusin ia ka kaluar dhe djalit të tij. të prekurit deri tani nuk janë në gjendje të keqe shëndetësore, ndërkohë që autoritetet në Bosnje presin të njihen me raste të tjera të infektuarish.
Fqinji i afër me vendin tonë, Mali i Zi nuk ka raportuar ende asnjë rast individi të prekur me coronavirus. Megjithatë autoritetet atje janë në alert, sidomos me shqetësimet që lidhen me ekonominë e vendit.
Nga vendet e Ballkanit dhe nga ato fqinje me ne, vendi më i prekur rezulton Greqia. Vendi i BE-së rezulton me 73 individë të prekur dhe infektimi ka qenë komunal. Ende nuk njihen raste të rezultuara në vdekje në vendin fqinj. Greqia ka marrë masa të ashpra, duke përfshirë mbylljen e institucioneve arsimore dhe ndalimin e mbledhjeve të mëdha publike, për të mos u prekur sikurse Italia.
Për të parë në kohë reale statistikat e përhapjes së coronavirus klikoni në faqen: https://www.arcgis.com/apps/opsdashboard/index.html#/bda7594740fd40299423467b48e9ecf6
Dosti Banushi – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.