Turistët po rikthehen në Turqi – Prilli mbyll bilancin me 2 milionë vizitorë

Numri i vizitorëve të huaj në Turqi u rrit për herë të parë, qëkurse një debat me Rusinë thelloi krizën e turizmit në vend. Hyrjet e turistëve në muajin Prill u rrit me 18 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar në 2 milionë individë.
Kjo thyen një seri humbjesh në turistë që vazhdonte prej Gushtit 2015 dhe që u përkeqësuar pasi Turqia rrëzoi një jet rus pranë kufirit me Sirinë. Marrëdhënia mes dy vendeve u gjend në prag kolapsi dhe Rusia, e cila ishte burimi kryesor i vizitorëve, u përgjigj duke ndaluar udhëtimin në Turqi për turizëm.
Rimëkëmbja e këtij sektori do të ishte jetësore për Turqinë, që varet nga të ardhurat e huaja për të shkurtuar një pjesë të deficitit të bilancit, i cili këtë vit parashikohet të arrijë 4,7% të PBB.
Shifrat e Prillit vijnë pothuajse një vit pasi Turqia i kërkoi falje Rusisë për incidentin dhe nëse trendi rritës vazhdon këtë vit, ekspertët në vend llogarisin një rritje prej të paktën 10% në të ardhurat nga turizmi. Vitin e kaluar, këto të ardhura arritën 18,7 miliardë dollarë.
Pavarësisht rritjes prej 18%, nëse heqim të dhënat e vitit 2016, Prilli ka numrin më të ulët të vizitorëve që prej 2010-ës.
Kriza duket edhe tek shpenzimet e vizitorëve të huaj. Nëse përqindja e strukturave akomoduese të zëna u rritën në 61,2% në Prill, nga 52,9% të një viti më parë; norma mesatare ditore në tregun kryesor të Stambollit ra nga 111.9 euro në 78.5 euro për të njëjtën periudhë.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.