Zgjedhjet greke / Çfarë premton kryeministri i ri Mitsotakis
Kryeministri i ri i qendrës së djathtë të Greqisë ka premtuar se vendi do të “ngre kokën me krenari”.
Pas fitores së demokracisë së re të të dielës, Kyriakos Mitsotakis tha se nuk do të dështonte të “nderojë shpresat” e popullit grek.
Demokracia e Re, ka fituar 39.85%, e cila do t’u japë atyre një shumicë të drejtpërdrejtë pasi fituesi merr 50 vende shtesë në parlament.
Në zgjedhje, Syriza e z. Tsipras erdhi e dyta, me vetëm 31.53% të votave deri më tani, sipas shifrave zyrtare të lëshuara pasi pothuajse të gjitha rrethet i kthyen rezultatet e tyre.
Mitsotakis, djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis, tha se rezultati i dha atij një mandat të fortë për ndryshim, por shtoi se ai do të ishte kryeministër për të gjithë, sepse grekët ishin “shumë pak për të qëndruar të ndarë”.
Kryeministri, i cili u betua në një ceremoni të hënën, ka premtuar taksa më të ulta, privatizim më të madh të shërbimeve publike dhe plane për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë që do të lejonin më shumë para për t’u riinvestuar në vend.
“Unë dua ta shoh këtë popull të përparojë. Unë dua të shoh fëmijët që janë larguar, të kthehen”, u tha ai mbështetësve.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 57%, një nga shifrat më të ulta në dekada.
Votimi është teknikisht i detyrueshëm në vend, edhe pse rregulli nuk zbatohet.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.