Plani ekonomik i PD, Basha, demonstron pullën që do të vendoset në biznese
Lulzim Basha, gjatë ecjes dhe takimeve me banorë të njësive të ndryshme në Tiranë, u ka shpjeguar qytetarëve planin ekonomik dhe u ka demonstruar pullën që do vendoset në njësitë tregtare, të biznesit të vogël, që do mbajë larg tatimoret pasi të shlyejnë detyrimin, vetëm 1.5 për qind të xhiros.
Lulzim Basha u ka folur qytetarëve për programin ekonomik, që ka në fokus hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies së shqiptarëve.
Basha është shprehur se, ka një plan konkret dhe jo premtime, një plan që po zbatohet në SHBA dhe në Gjermani.
Ulja e taksave si ajo e TVSh-së do sjellë 400 euro mesatarisht më shumë për çdo familje në vit, ndërsa taksa e sheshtë do sjellë investitorë të huaj.
Do të ketë 10 mijë stazhe për të rinjtë e sapodiplomuar, para në dorë për fermerët si dhe mbështetje për familjet në nevojë.
Çmimi i naftës dhe i energjisë do të ulen. Të gjitha këto pika në program, sipas Bashës, do të bëjnë që ekonomia e vendit të gjallërohet përsëri.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.