Cenimi i votës, Meta: Nuk do të dekretohet qeveria e re
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka paralajmëruar se nuk do të ketë dekretim të ministrave apo kryeministrit të qeverisë së re , nëse do të ketë cenim të votës së lirë.
Meta është shprehur se do të vërë në dijeni edhe ndërkombëtarët për këtë fakt dhe se nuk do të lejojë që të ketë cenim të procesit zgjedhor.
“Dhe askush mos të shpresojë që vë dorë mbi zgjedhjet dhe bëhet pjesë e manipulimit të zgjedhjeve që do të ketë dekret për Kryeministër apo për Ministër. Këtë do t’ua bëj të qartë të gjithë ndërkombëtarëve. Ora që shqiptarët të votojnë dhe të ndëshkojnë kartelin e krimit dhe të drogës që kërkon të dhunojë dhe frikësojë qytetarët shqiptarë ka ardhur dhe nuk kthehet më mbrapsht”.
Këto deklarata Meta i bëri në një dalje publike për median nga selia e LSI ku ka njoftuar edhe për një tubim në sheshin Nënë Tereza më 15 qershor.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.