Kreditimi, rekord i ri gjatë nëntorit – Arrin në 26.3 miliardë lekë, “falë” huas së re për ndërmarrjet publike
Huaja e re për ekonominë gjatë muajit nëntor fiksohet në 26.3 miliardë lekë tregojnë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër është më e larta mujore që prej dhjetorit të vitit 2020, si dhe më e larta në terma vjetorë gjatë nëntorit që prej vitit 2015, kur edhe të dhënat janë publike nga Banka e Shqipërisë. Këto të dhëna sinjalizojnë se sektori financiar bankar nëpërmjet aktivitetit kreditues vijon të jetë një prej shtyllave kryesore të rimëkëmbjes ekonomike të vendit pas dy krizave të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin; tërmetin e dy viteve më parë, si dhe pandeminë.….(Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.