Siguria ushqimore gjatë festave/ Krifca: AKVMB dhe AKU kontroll intensiv në të gjithë territorin!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se në këtë prag festash, ku konsumi i mishit rritet ndjeshëm njofton se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), ka intensifikuar inspektimet në thertore të ndryshme të vendit, inspektime të cilat po kryhen në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar produkte të sigurta për secilin konsumator.
“Rregullimet në kontrollet veterinare, kanë mundësuar që prej datës 15 tetor, që thertoret e liçensuara dhe tregjet e kafshëve të liçensuara, të kenë në praninë e tyre një veteriner zyrtar i cili siguron që gjithë procesi të kryhet sipas standardeve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, u shpreh Krifca në fjalën e saj, gjatë inspektimit në thertore, në Mengel të Elbasanit.
Gjithashtu, ministrja Krifca tha se ka një rritje të numrit të therjeve të formalizuara gati trefish që prej datës 15 tetor.
Ministrja, u bën ftesë të gjithë konsumatorëve në këtë fundvit që t’i drejtohen pikave të tregtimit të cilat respektojnë standardet ushqimore dhe siguroi gjithashtu se AKU dhe AKVMB janë në terren për të siguruar që konsumatorët shqiptarë do të gjejnë produkte të sigurta nga ferma në tavolinë.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.