Rama: “Brenda kësaj dekade Shqipëria do të kalojë në eksportues neto të energjisë
Në konferencën e fundit me gazetarët për vitin 2021 kryeministri Rama ka folur gjithashtu edhe për krizën energjitike që ka patur ndikim edhe në vendin tonë.
Teksa tha që kriza energjitikë është paralajmërua nga qeveria, Rama theksoi se ambicia e qeverisë është që brenda kësaj dekade, në kuadër të vizionit Shqipëria 2030, vendi jonë të kalojë në eksportues neto të energjisë që do të thotë në një vend që garanton veten dhe shet energji te të tjerët.
“Ambicia jonë e shpallur është që brenda kësaj dekade pra në kuadër të vizionit Shqipëria 2030, Shqipëria të kalojë në eksportues neto të energjisë që do të thotë në një vend që garanton veten dhe shet energji te të tjerët. Do bëjmë kapërcim epokal duke rritur kapacitetet. Si do ta bëjmë këtë? Këtë do e bëjmë duke zgjidhur problemin e trashëguar dramatik të hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata dhe këtë gjë do na e mundësojë ndërtimi i Skavicës. Duke vënë në punë tecin e Vlorës. Duke diversifikuar burimet e energjisë. Duke rritur kapacitetin e prodhimit nga uji, ku jemi duke vlerësuar një projekt të mash. Do futemi në rrugën e një tranformimi epokal”, tha Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.