Zhvillimi i bujqësisë, Panariti: LSI, program konkret për bujqësinë dhe agroturizmin
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, njëkohësisht edhe kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Korçë, ndodhej në Bashkinë e Pustecit , ku u bë prezantimi i kandidatëve për deputet të kësaj force politike.
Komuniteti Maqedonas i Pustecit, i cili ka dy kandidatë të saj në listat e LSI, pas një marrëveshje politike me këtë të fundit, garantoi , se votat e tij do të shkojnë për LSI.
Më tej, Panariti prezantoi programin politik të LSI, i cili ka të bëjë me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, për arsimim cilësor, për vende të reja pune dhe ulje të taksave për biznesin dhe të tatimit për pagat.
Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë iu premtoi banorëve të kësaj zone edhe mbështetje për agroturizëm.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.