KQZ, rezultatet deri në orën 16:10. Ja sa kuti kanë mbetur pa u numëruar në 5 qarqe

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave të fundit të KQZ deri në orën 16:10 kanë mbetur pa u numëruar votat në 95 kuti. Konkretisht në qarkun e Tiranës kanë mbetur pa u numëruar rreth 31 kuti, në qarkun e Beratit kanë mbetur pa u numëruar 2 kuti, në Durrës kanë mbetur pa u numëruar votat në 27 kuti, në Elbasan kanë mbetur pa u numëruar vetëm 5 kuti, në Gjirokastër kanë mbetur pa u numëruar votat në 2 kuti.
TIRANË janë numëruar 97,41% e votave ose 1.167 kuti nga 1.198 të tilla
BERAT janë numëruar 99,02% e votave ose 302 kuti nga 305 të tilla
DURRËS janë numëruar 94,13% e votave ose 433 kuti nga 460 të tilla
ELBASAN janë numëruar 99,09% e votave ose 542 kuti nga 547 të tilla
GJIROKASTËR janë numëruar 99,15% e votave ose 233 kuti nga 235 tilla
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.