Pjesëmarrja deri në orën 16:00 – Kanë votuar 35.78% e shqiptarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar edhe të dhënat lidhur me pjesëmarrjen deri në orën 16:00. Zëdhënësja Drilona Hoxhaj, në një konferencë për shtyp, deklaroi se në rang vendi kanë marrë pjesë në votim 35,78% e shqiptarëve.
Megjithatë, ajo thekson se këto të dhëna pasqyrojnë vetëm informacionin e marrë nga Qendrat e Votimit që kanë dërguar shifrat përkatëse.
Në zonën e Tiranës, pjesëmarrja fiksohet në 36,2%, ndërsa nga zonat e tjera bie në sy pjesëmarrja e lartë në Berat. Ndërkohë, të dhënat do të vijojnë të përditësohen në faqen e dedikuar pranë portalit të KQZ.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.