Zgjidhja për pronat, Blushi: Do të rishikojmë ligjin

Kryetari i Librës Ben Blushi vazhdoi fushatën e tij “100 km ecje në Tiranë”.
Ai u përqendrua në periferi të kryeqytetit në zonën e Babrrusë. Blushi ju ka premtuar qytetarëve se do të ndalojë funksionimin e ligjit të pronave i cili i jep të drejtë qeverisë të caktojë se kush është pronar.
“Nuk ta japin pronën, këta kanë marrë peng gjithë pronat e Shqipërisë. Gjëja e parë që do bëjmë ne, do zgjidhim problemin e pronave, do ti jap fund atij ligjit 7501”, deklaroi Blushi.
Blushi nuk kurseu as komentet mbi Ramën. Sipas Blushit ai duhet të shkarkohet nga detyra më 25 qershor.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.